![]() |
|||
Hompejgji i Arbërit |
Sëmundjet e Dinosaurëve |
||
DINOARBI Njohuri për dinosaurët Teoria finale për zhdukjen e dinosaureve Sëmundjet e dinosaureve Vezet e dinosaureve Tollovia te dinosauret Dinosauret të cilet nuk i keni parë Dinosaurët sundues Gjera të mbetura nga kohet e dinosaureve |
Shkencëtarët po mundohen të zbulojnë sëmundje të ndryshme që mund të kenë ekzistuar në kohën e dinosaurëve. Për shkak se mishi zakonisht nuk ruhet dot për një kohë kaq të gjatë, të vetmet sëmundje ose dëmtime që gjehen janë ato që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me kockat. Sidoqoftë janë zbuluar shumë sëmundje e dëmtime kockash. Një nga dëmtimet më të shumta janë ato të tendinëve të këputura. Zakonisht, kur një nga tendinët këputet nga koca si rrjedhojë e përndrydhjes së gjymtyrëve, sipërfaqja e kockës në vendin e këputjes bëhet shumë e ashpër. Raste te tilla janë gjetur me shumicë nëpër kockat e shpatullave të Allozaurve, gjë që tregon se krahët e tyre do jenë tërhequr në mënyrë të dhunshme. Strukturat kockore që tregojnë edhe shenja shërimi janë gjetur.
Është interesant fakti që sistemi i shërimit të trupit është më i dukshëm në dinosaurët mish-ngrënës sesa ata bimë-ngrënës. Ndoshta ngaqë mish-ngrënësit kanë qenë më të dhunshëm. Frakturat më të zakonshme janë gjetur nëpër gjymtyrë: një pjesë e mirë e skeleteve të Teropodve tregojnë dëmtime të tilla. Mendohet që këto fraktura janë shkaktuar gjatë gjuetisë ose dueleve me meshkuj të tjerë Përsa i përket sëmundjeve, është shumë e vështirë të thuhet me saktësi se çfarë sëmundjesh kanë pasur dinosaurët vetëm duke studjuar kockat e tyre. Sidoqoftë nga kockat mund të dallohen plagët të cilat kanë pasur infeksione të thella. Këto infeksione dallohen sepse kocka rritet në vendin që prek infeksioni. Por raste infeksionesh të tilla janë të rralla. Duke u bazuar në studimet e bëra mbi krokodilët (kushërinjtë më të afërt të dinosaurve), është parë që krokodilët kanë një sistem imuniteti shumë të zhvilluar. Mendohet që edhe dinosaurët të kenë pasur një sistem të zhvilluar imuniteti ndaj sëmundjeve.
|
||
|
Prodhuar më; 1 janar 2003 Kontakto me mua në e-mailin tim: |