Hompejgji i Arbërit
 

Përplasja i bëri dinosaurët sundues

DINOARBI

Njohuri për dinosaurët

Teoria finale për zhdukjen e dinosaureve

Sëmundjet e dinosaureve

Vezet e dinosaureve

Tollovia te dinosauret

Dinosauret të cilet nuk i keni parë

Dinosaurët sundues

Gjera të mbetura nga kohet e dinosaureve
 
Përplasja e një trupi jashtëtokësor mund të ketë sjell rënien e dinosaurëve, por tani po duket se, një përplasje tjetër, më e hershme, mund të ketë qenë faktori që në radhë të parë i bëri këto bisha gjigande të sundonin mbi tokë. Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh bëri gërmime në 70 vende të Amerikës së Veriut, duke hetuar gjurmët e këmbëve të dinosaurëve dhe fosile të tjera si dhe duke studiuar gjurmët kimikale në shkëmbinj.

Profesor Paul Olsen i Universitetit Columbia, në New York të SHBA-së thotë se përpara fundit të periudhës Triasike kishte dinosaurë relativisht të vegjël dhe një numër të madh grupesh të tjera zvarranikësh.
Dëshmitë e gjetura tregojnë se dinosaurët gjigandë mish-ngrënës u shfaqën relativisht menjëherë pas mbarimit të periudhës Triasike (përafërsisht 210 milionë vite më parë), dhe se kalimi nga gjurmët e këmbëve të tipit triasik në atë jurasik ndodhi brenda një periudhe relativisht të shkurtër prej vetëm 50 000 vjetësh.

Njëra prej gjetjeve kyçe të këtyre kërkimeve të reja është iridiumi i zbuluar në shkëmbinjtë e formuara në atë kohë. Iridiumi është një element që haset rrallë në Tokë por i cili gjendet me shumicë në asteroide dhe kometa. Studiuesit thonë se prania e tij na sugjeron me të madhe se Toka është goditur nga diçka jashtëtokësore - gjë që përforcohet nga prania e një numri të madh sporesh të fiereve të gjetura gjithashtu në shtresat sedimentare. Fierit janë bimët e para që kthehen në sipërfaqet e shkretuara. Sidoqoftë, shumë shkencëtarë do të donin të shihnin prova të tjera përpara se t´u besonin këtyre analizave të reja. Dr Norman MacLeod, i Muzeut të Historisë së Natyrës në Londër BM, thotë se iridiumi jo i zakontë mund të ketë prejardhje tjetër nga ajo jashtëtokësore. "Mund të ketë prejardhje vullkanike", thotë ai.


Prodhuar më;
1 janar 2003

Kontakto me mua në e-mailin tim:
[e-mail redacted]